Hajdari: E rëndësishme përfshirja e Kosovës në programin e BE-së

  • A.P /
  • 18 May 2023 - 16:23
Hajdari: E rëndësishme përfshirja e Kosovës në programin e BE-së

Përfshirja e Kosovës në programin e BE-së  “Tregu i Përbashkët” është shumë i rëndësishëm për vendin, ka deklaruar ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Hajdari tha se ky treg është në vlerë 4.2 miliardë euro dhe do t’iu shërbejë bizneseve të Kosovës edhe qasje në tregje të Bashkimit Evropian (BE).

“Përmes këtij programi, bizneset do të jenë përfituese të mjeteve vetanake dhe mund të ndërveprojnë me biznese të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian”, tha ajo.

Në anën tjetër, Hajdari tha se gjatë mandatit të saj ka pasur edhe rritje të investitorëve të huaj.

(Kosova Sot Online)