
Vidhet një veturë në Mitrovicë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një veturë është vjedhur më 16 maj në Mitrovicë, përcjell “Kosova Sot Online”.
Rasti lidhur me këtë vjedhje është duke u hetuar.
“Me 16.05.2023 ankuesi mashkull serb ka raportuar se nga persona të panjohur i është vjedhur automjeti i tij. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftim.
(Kosova Sot Online)