Bajrami: Pse Qeveria i ka bllokuar 37.5 milionë euro të komunave?

  • A.P /
  • 21 May 2023 - 16:40
Bajrami: Pse Qeveria i ka bllokuar 37.5 milionë euro të komunave?

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami e ka akuzuar Ministrinë e Financave që buxhetin e planifikuar me Ligj për këtë vit e ka 3.2 miliardë euro, por sot e kësaj dite i mbanë të bllokuara 37.5 milionë euro, mjete këto vetanake të komunave, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Bajrami ka shkruar në Facebook se si pasojë, janë qindra projekte kapitale që komunat as nuk mund t’i iniciojnë, sepse ministri i financave, Hekuran Murati, nuk lejon Thesarin ta bëj alokimin e mjeteve financiare.

“Kush i ka fajet”, ka shkruar ajo.

(Kosova Sot Online)