Scholz: Biden më i mirë se Trump

  • A.P /
  • 22 May 2023 - 18:15
Scholz: Biden më i mirë se Trump

Kancelari gjerman Olaf Scholz është shprehur se presidenti i preferuar i tij është Joe Biden dhe jo paraardhësi i tij, Donald Trump, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

“Unë mendoj se presidenti aktual është më i mirë, kështu që unë dua që ai të rizgjidhet”, tha Shcolz, pasi u pyet nga disa fëmijë të një shkolle në Berlin, ku ishte duke zhvilluar një takim me ta. Sakaq tha se do donte të shihte Biden në një mandat të dytë 4-vjecar.

Duke iu referuar Trump, Scholtz tha se “Ata nuk kanë ;lidhje me njëri-tjetrin. Ish-presidenti (Trump) sigurisht që sjell një ndarje të madhe në vendin e tij”.

Sondazhet e fundit tregojnë se Biden kryeson rivalët e mundshëm republikanë, Trump dhe guvernatorin e Floridës, Ron DeSandis, përpara zgjedhjeve presidenciale të vitit 2024.


(Kosova Sot Online)