Sekuestrohen rreth 4,700 euro të falsifikuara

  • A.P /
  • 22 May 2023 - 22:48
Sekuestrohen rreth 4,700 euro të falsifikuara

Për falsifikim të parave, Policia e Kosovës përkatësisht Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK), kanë arrestuar të dyshuarin V.T, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Sipas njoftimit të Policisë, të dyshaurit i janë sekuestruar 4700 euro të falsifikuara.

“Pas këtyre veprimeve rasti ka kaluar për hetim të mëtutjeshëm në Sektorin për Hetimin e Krimeve Ekonomike (DHKEK), me ç`rast pas analizimit të provave është arrestuar i dyshuari i lartcekur, gjithashtu është sekuestruar shuma e parave prej 94 copë kartëmonedha (në apoen) prej 50 €urove, gjithsejtë katër mijë e shtatëqind (4700) €uro, që dyshohet të jenë të falsifikuara.”, ka njoftuar Policia.

Me konsultim të Prokurorit kujdestar të krimeve të rënda nga PTH-Prishtinë, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

(Kosova Sot Online)