Rinisin fluturimet në aeroportin e Kukësit

  • A.P /
  • 22 May 2023 - 23:01
Rinisin fluturimet në aeroportin e Kukësit

Rinisin fluturimet në aeroportin e Kukësit pas 9 muajsh ndërprerje, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Fluksi i udhëtarëve në aeroportin e Kukësit është rritur gjatë këtij muaji. Pjesa më e madhe e udhëtarëve janë nga Kosova, që perdorin këtë trafik ajror jo vetem nga afërsia me destinacionin por edhe çmimet konkuruese.

“Ne vijmë nga Gjilani, udhëtojmë për në Gjermani. Kushtet janë më të mira, dmth çmimet e biletave janë më lirë; Për ne kosovarët afër, mirë, edhe më lirë, është perfekt, shumë mirë; E mira është e mirë, më lirë, më afër; Aeroporti i Kukësit po më pëlqen. Hera e parë që po udhëtoj, por ama shumë i mirë”- tha njëri prej qytetarëve.

Thuajse në 9 muaj të vitit aeoroporti i Kukësit, qendron i mbyllur, ndërsa operon vetem gjatë periudhës së verës. Udhëtarët kërkojnë funksionimin e tij përgjatë gjithë vitit.

“Për ne të Kosovës është shumë afër, është kënaqësi, shumë bukur pasi më afër e marrim këtu se në Prishtinë. Uroj që të punojë në të gjithë botën vazhdimisht dhe jo të kyçet dimrit e të hapet gjatë sezonit të verës. Është një lehtësim i madh për të gjithë qytetarët, si nga Shqipëria ashtu edhe nga Kosova”, u shpreh një tjetër qytetar.

Vetëm gjatë muajve prill dhe maj, pas rinisjes se fluturimeve në Aeroportin Ndërkombëtar të Kukësit janë përpunuar më shume se 14 mijë e 480 pasagjere. Vjena, Memingeni, Baden e Bazel, mbeten destinacionet kryesore.

(Kosova Sot Online)