Dogana konfiskon disa pako me barna pa banderola

  • A.P /
  • 23 May 2023 - 15:51
Dogana konfiskon disa pako me barna pa banderola

Në dy barnatore në Ferizaj, Dogana e Kosovës ka konfiskuar 479 pako me medikamente pa banderola, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

“Në qytetin e Ferizajit njësit e Doganës së Kosovës pas mbledhjeve të informatave në teren kanë kryer kontroll në dy barnatore në Ferizaj. Kontrolla ka gjetur mallra, medikamete të pa deklaruara (pa banderolla ) në sasi 479 pako. Origjinna e medikameteve ishte nga vende te ndryshme të botës, të gjitha mallrat janë konfiskuara”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)