Ja kur e japin betimin kryetari i Zveçanit dhe ai i Zubin Potokut

  • A.P /
  • 23 May 2023 - 17:15
Ja kur e japin betimin kryetari i Zveçanit dhe ai i Zubin Potokut

Si kryetarë të rinj, kryetari i Zveçanit, Ilir Peci, e ai i Zubin Potokut, Izmir Zeqiri, do ta japin betimin të enjtën duke filluar nga ora 10:00, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Lajmin e kanë konfirmuar të dy kryetarët e komunave veriore.

“Të enjten jepet betimi, seanca do të nisë nga ora 10:00”, janë shprehur Peci e Zeqiri.

Ndërsa, kryetari i Leposaviqit, Lulëzim Hetemi, ka thënë se ende nuk dihet nëse ai do ta japë betimin ditë e njëjtë, porse e konfirmoi se asambleja do të konstituohet enjtën.

“Do ta formojmë asamblenë, e pastaj shohim nëse do ta jap betimin. Seanca për asamble do të nisë nga ora 13:00”, është shprehur Hetemi.

(Kosova Sot Online)