Varhelyi: BE po ofron mbështetje për zbatimin e marrëveshjes së dialogut

  • A.P /
  • 25 May 2023 - 17:00
Varhelyi: BE po ofron mbështetje për zbatimin e marrëveshjes së dialogut

Pas takimit me presidenten Vjosa Osmani, komisioneri i BE-së për Zgjerim dhe Fqinjësi, Oliver Varhelyi, është takuar edhe me kryeministrin Albin Kurti dhe kabinetin e tij qeveritar, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Për këtë takim ka shkruar Varhelyi në një postim, duke theksuar temat për të cilat kanë biseduar.

“Diskutim i hapur me kryeministrin Albin Kurti, zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi dhe anëtarët e kabinetit [qeveritar] mbi progresin e rrugës europiane të Kosovës. BE-ja po ofron mbështetje të madhe për zhvillimin ekonomik të lidhur me zbatimin e mëtejshëm të reformave dhe zbatimin e marrëveshjes së dialogut, duke përfshirë Asociacionin e komunave me shumicë serbe”, tha ai.


(Kosova Sot Online)