Greqia nuk e njeh shtetin e Kosovës por vazhdon ta 'pushtojë' tregun kosovar me mallra

  • A.P /
  • 25 May 2023 - 21:00
Greqia nuk e njeh shtetin e Kosovës por vazhdon ta 'pushtojë' tregun kosovar me mallra

Pavarësisht raporteve të saj ekonomike, politike dhe diplomatike me ato shtete, Kosova vazhdon të ketë rritje të importit nga vendet e ndryshme, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Derisa vendi ynë në drejtim të Greqisë nuk pati dërgesa më shumë se 512 mijë euro në prill.

Sipas të dhënave nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, Rumania nga 5.7 milionë euro sa kishte eksportuar në Kosovë gjatë muajt mars, në prill shënoi rritje në 8.6 milionë euro.

Po kështu, edhe shteti tjetër Spanja që nuk e njeh shtetin e Kosovës, ka rritje të qarkullimit tregtar me Kosovën. Nga 3.7 milionë euro sa ishte importi nga Spanja në muajin mars, në muajin prill ky import u rrit në 5.8 milionë euro.

Ndërsa, Sllovakia nga 1 milion euro sa kishte eksportuar në Kosovë gjatë muajt mars, në prill ka arrit 1.3 milion.

Po ashtu Serbia gjatë muajt prill ka eksportuar në Kosovë 27.5 milionë euro, me një rritje prej 280 mijë më shumë se në mars.

(Kosova Sot Online)