Të shtëna me armë zjarri në tregun e gjelbër në Prizren

  • A.P /
  • 28 May 2023 - 12:03
Të shtëna me armë zjarri në tregun e gjelbër në Prizren

Për të shtëna me armë zjarri në hapësirat e tregut të gjelbër, të premten, ka njoftuar Policia e Kosovës, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Siç thuhet në raportin 24 orësh, nga këto të shtëna s’ka mbetur askush i lënduar, derisa policia më pas ka gjetur gëzhojat e plumbave.

“Prizren 26.05.2023-22:10. Ankuesi mashkull kosovar, ka njoftuar se në hapësirat e tregut të gjelbër, ka pasë të shtëna me armë zjarri . Njësiti policor ka dalë në vendin e ngjarjes ku kanë gjetur dhe konfiskuar tri gëzhoja të kalibrit të pa njohur. Nuk raportohet për të dyshuar e as të lënduar, përderisa rasti duke u hetuar”. 

(Kosova Sot Online)