KFOR - serbëve në Zveçan: Policët e Kosovës s’duan të largohen

  • A.P /
  • 29 May 2023 - 15:42
KFOR - serbëve në Zveçan: Policët e Kosovës s’duan të largohen

Nga ndërtesa e Komunës së Zveçanit, forcat speciale të policisë së Kosovës kanë refuzuar të largohen,  
transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Lista Serbe ka kërkuar nga përfaqësuesi amerikan i KFOR-it të cilët po qëndrojnë para objektit të komunës që policët e Kosovës të dalin prej aty. Pas konsultimeve, përfaqësuesi amerikan raportohet se iu ka kumtuar atyre se policët e Kosovës s’duan të largohen.

Paraprakisht, siç raporton Kossev, përfaqësuesi amerikan i KFOR-it, përmes kryetarit të Listës Serbe, Goran Rakiq iu ka kërkuar protestuesve serbë që të lejojnë largimin e një automjeti të blinduar të Policisë prej andej dhe zëvendësimin e tij me një automjet të KFOR-it, por ata kanë refuzuar.


(Kosova Sot Online)