Për shkak të tensioneve në Veri NATO do të sjellë trupa shtesë në Kosovë

  • A.P /
  • 30 May 2023 - 15:34
Për shkak të tensioneve në Veri NATO do të sjellë trupa shtesë në Kosovë

Pas lëndimit të 30 pjesëtarëve të KFOR’it, NATO ka dislokuar forca të reja në Kosovë në përgjigje të tensioneve të fundit, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

NATO ka dislokuar trupa nga Forcat Rezervë Operacionale (ORF) për Ballkanin Perëndimor, e cila ishte në një status shtatëditor të gatishmërisë për t’u vendosur.

Një batalion shtesë shumëkombësh i forcave rezervë është urdhëruar që t’i ndryshojë statusi nga ai i gatishmërisë në atë të pozicionimit nga katërmbëdhjetë ditë në shtatë ditë, në mënyrë që të jenë të gatshëm të përforcojnë KFOR-in nëse është e nevojshme”.

“Dislokimi i forcave shtesë të NATO-s në Kosovë është një masë kujdesi për të siguruar që KFOR-i ka aftësitë që i nevojiten për të ruajtur sigurinë në përputhje me mandatin tonë të Këshillit të Sigurimit të OKB-së,” tha Stuart B. Munsch, komandant i Komandës së Forcave të Përbashkëta Aleate në Napoli, transmeton Gazeta Express.

“Dëshiroj të përgëzoj KFOR-in që ka ndërmarrë veprime të shpejta, të përmbajtura dhe profesionale për të ndërhyrë për të ndalë trazirat dhe për të shpëtuar jetë. Dhuna duhet të ndalet dhe të gjitha palët duhet të ndalojnë së ndërmarrë veprime për të minuar paqen ndaj ndonjë dhe të gjithë komunitetet e Kosovës”, tha Munsch.

NATO thotë se JFC Napoli është duke monitoruar nga afër situatën në Kosovë dhe do të vazhdojë të koordinohet me KFOR-in për të siguruar që ata të kenë të gjitha aftësitë dhe forcat që u nevojiten për të siguruar në mënyrë të paanshme një mjedis të sigurt dhe të qetë dhe lirinë e lëvizjes për të gjitha komunitetet sipas mandatit të tyre të bazuar sipas Rezolutës 1244 të 1999 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.


(Kosova Sot Online)