Humbën rrugën në male, gjenden dy turistë anglezë

  • A P /
  • 30 May 2023 - 16:42
Humbën rrugën në male, gjenden dy turistë anglezë

Dy turistë anglezë që kishin humbur rrugën në malet e Vlorës janë gjetur nga policia pas disa orë kërkimesh, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Policia e Vlorës bën të ditur se, pas kërkimeve për disa orë, është bërë e mundur lokalizimi dhe gjetja e 2 turistëve anglezë, në vendin e quajtur ‘Maja e Qorres’, në fshatin Dukat.

Rreziku i nëndheshëm i çmimeve: Inflacioni vjetor në rënie, por me rritje mujore

Njoftimi i Policisë së Vlorës:

Kishin humbur rrugën në një terren tejet të vështirë malor të fshatit Dukat, dhe e kishin të pamundur të ktheheshin, shërbimet e Stacionit të Policisë Orikum iu vijnë në ndihmë 2 turistëve anglezë.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit se 2 turistë anglezë, gjatë eksplorimit të zonës, kishin mbetur të izoluar në një terren të vështirë malor, shërbimet e Stacionit të Policisë Orikum kanë organizuar punën për t’iu shkuar në ndihmë.

Falë kërkimeve për disa orë, është bërë e mundur lokalizimi dhe gjetja e 2 turistëve anglezë, në vendin e quajtur ‘Maja e Qorres’, në fshatin Dukat. Turistët po shoqërohen për në ambientet e hotelit ku ishin akomoduar dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Turistët anglezë kanë falënderuar shërbimet e Policisë dhe ato mbështetëse, për reagimin e menjëhershëm, profesionalizmin e treguar dhe humanizmin e shfaqur gjatë ofrimit të ndihmës.

(Kosova Sot Online)