Raportohet se grupet e serbëve janë kacafytur mes vete në Veri

  • A.P /
  • 30 May 2023 - 18:43
Raportohet se grupet e serbëve janë kacafytur mes vete në Veri

Raportohet se në Leposaviq ka ndodhur një përleshje, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Qytetarët kanë thënë se bëhet fjalë për një përleshje në mes protestuesve atje.

Nuk dihet akoma nëse ka të lënduar nga këto përleshje.

Të hënën, protestuesit serbë janë përleshur me dhjetëra pjesëtarë të KFOR’it, disa prej të cilëve mbetën të lënduar.

Institucionet e Kosovës thonë se sulmet po vijnë prej bandave kriminale serbe të kontrolluara nga Beogradi. 

(Kosova Sot Online)