Moti në Kosovë, shkarkime rrufesh dhe breshër

  • E.K /
  • 07 June 2023 - 08:25
Moti në Kosovë, shkarkime rrufesh dhe breshër

Sot në Kosovë moti pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira të cilat parashihen të sjellin reshje shiu, përcjell “Kosova Sot Online”.

IHMK ka paraparë edhe shkarkime rrufesh në shumë zona dhe nuk ka përjashtuar mundësinë që në zona të izoluara të bie breshër.

Reshjet me sasi më të mëdha priten në perëndim dhe veriperëndim të Dukagjinit.

(Kosova Sot Online)