Grabitësit hedhin në erë bankomatin në Greqi

  • E.K /
  • 10 June 2023 - 10:27
Grabitësit hedhin në erë bankomatin në Greqi

Persona të panjohur kanë hedhur në erë bankomatin, ku ka shkaktuar panik në një lagje në Greqi, përcjell “Kosova Sot Online”.

Banorët u alarmuan kur dëgjuan zhurmën e madhe nga një shpërthim rreth orës katër të mëngjesit.

Në panik e sipër banorët e pallatit zbritën poshtë për të parë se çfarë po ndodhte.

Policia po punon për kapjen e autorëve.

(Kosova Sot Online)