Kurti: Nuk e harrojmë rëndësinë e historisë dhe bashkimit kombëtar

  • A.P /
  • 11 June 2023 - 16:00
Kurti: Nuk e harrojmë rëndësinë e historisë dhe bashkimit kombëtar

Në një mbledhje të Këshillit të Përgjithshëm, kryeministri Albin Kurti tha sot se “nuk e harrojmë rëndësinë e historisë dhe bashkimit”, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

“Dje, të dashur aktivistë ishte 145 vjetori i Lidhjes së Prizrenit, kur aktivistët tanë risjellin parullat ‘Lidhja është gjallë’ dhe ‘Jemi një’. Nuk e harrojmë rëndësinë e historisë dhe bashkimit sepse duam të ecim përpara të gjithë fuqishëm”, tha Kurti.

“E nuk ka gjë më të bukur sesa të jesh aktivist, të jesh i lirë të qëndrosh i paepur për bindjet e tua. Por jo për bindjet individuale, sepse angazhimi për bindjet individuale më shumë prodhon analistë sesa aktivistë”, shtoi ai.

Shefi i Qeverisë dhe kryetari i LVV-së tha se bashkimi është “qëllimi kryesor”.

“Qëllimin tonë e ka përcaktuar projekti i papërfunduar i Lidhjes së Prizrenit dhe busulla jonë janë mendimi politik që kalon prej Sami Frashërit te Fan Noli, motrat Qiriazi e deri te Ukshin Hoti”, tha Kurti.

(Kosova Sot Online)