
Meloni: Berlusconi një nga njerëzit më me ndikim në historinë e Italisë

“Silvio Berlusconi ishte mbi të gjitha një luftëtar, një njeri që kurrë nuk kishte frikë të ngrihej për bindjet e tij”, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Kështu e komenton vdekjen e Silvio Berlusconit, kryetarit të ‘Forca Italia’, kryeministrja italiane, Giorgia Meloni.
“Ishte pikërisht ai guxim dhe vendosmëri që e bëri atë një nga njerëzit më me ndikim në historinë e Italisë.”, thuhet më tek në videomesazhin e Melonit. Berlusconi ndërroi jetë mëngjesin e sotëm në moshën 86-vjeçare, pas disa ditësh qëndrimi në spital.
(Kosova Sot Online)