Italia shpall të mërkurën zi kombëtare pasi do të bëhet varrimi i Berlusconit

  • A.P /
  • 12 June 2023 - 18:31
Italia shpall të mërkurën zi kombëtare pasi do të bëhet varrimi i Berlusconit

Ditë zie kombëtare për Italinë do të jetë të mërkurën, ditën kur do të bëhet varrimi i Silvio Berlusconit në orën 15:00 me orën lokale, në Katedralen e Milanos me shpenzime publike, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Qeveria njoftoi se nga sot deri pasnesër flamujt do të valëviten në gjysmështizë në të gjitha ndërtesat publike dhe në ambasadat e saj jashtë vendit.

Trupi i Silvio Berlusconit nuk do të vendoset nesër në pelegrinazh publik, pas një vendimi të autoriteteve italiane.

Sipas shtypit italian, autoritetet morën këtë vendim nga vështirësia e kontrollit të pjesëmarrjes së madhe të qytetarëve.

Silvio Berlusconi vdiq mëngjesin e sotëm në moshën 86-vjeçare. Cavaliere është shtruar në spital që nga e premtja në spitalin San Raffaele në Milano.

(Kosova Sot Online)