Halimi: Për shkak të politikës Kosova po shkon drejt izolimit ndërkombëtar

  • A.P /
  • 12 June 2023 - 22:06
Halimi: Për shkak të politikës Kosova po shkon drejt izolimit ndërkombëtar

Pasi ambasadorët e QUINT’it e injoruan treshen institucionale Osmani-Kurti-Konjufca, në ngjarjen shtetërorë për nder të Çlirimit të Kosovës, ka reaguar Sibel Halimi, zëdhënëse e Lidhjes Demokratike të Kosovës, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Nga prizmi i Halimit kjo nënkupton atë që “Kosova po shkon drejt izolimit ndërkombëtar”.

”Me aleatët tanë e fituam lirinë dhe paqen, ndërsa sot në përvjetorin e 24-të, në ditë feste, në vend se në krahë t`i kishim të njëjtit për të kremtuar, ata nuk marrin pjesë në pritjen shtetërore. Fatkeqësisht, për shkak të kryeneçësisë së këtij pushteti, vendi ynë është duke shkuar drejt izolimit ndërkombëtar”.

“Mungesa e vendeve të QUINT-it në ngjarjen e organizuar nga Presidenca dhe Qeveria paraqet shqetësim për qytetarët e vendit”, ka shkruar Halimi në Facebook.

Sipas saj, kjo situatë e pasqyron gjendjen politike.

”Një pamje e tillë më së miri prezanton gjendjen tonë politike në të cilën ndodhet vendi ynë.

Liderët e kësaj klase politike përshëndesin vetëm veten. Kosova meriton një politikë të përgjegjshme dhe me vizion të qartë”, ka thënë Halimi.

(Kosova Sot Online)