Hoti i kërkon Izraelit t’ia heq vizat Kosovës

  • A.P /
  • 13 June 2023 - 17:29
Hoti i kërkon Izraelit t’ia heq vizat Kosovës

Se po qëndron për vizitë në Izrael, ka njoftuar sot deputeti i LDK’së, Avdullah Hoti, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Hoti ka njoftuar se në këtë takim ka kërkuar heqjen e regjimit të vizave mes dy vendeve në mënyrë që qytetarët dhe bizneset të udhëtojnë lirshëm, kërkesë e cila ka thënë se “u mirëprit jashtëzakonisht mire”.

Përveç heqjes së vizave, Hoti ka kërkuar edhe që të hapet sa më parë ambasada izraelite në Prishtinë.

(Kosova Sot Online)