Bislimi: Vrazhdësia me të cilën Serbia po shkel marrëveshjet është e krahasueshme me vullnetin e Brukselit

  • A.P /
  • 14 June 2023 - 16:39
Bislimi: Vrazhdësia me të cilën Serbia po shkel marrëveshjet është e krahasueshme me vullnetin e Brukselit

Pas kidnapimit të tre policëve të Kosovës nga policia serbe, ka reaguar zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ai ka akuzuar Brukselin për mbyllje sysh, duke thënë se kjo është vrazhdësi, të cilën e krahasoi me atë të Serbisë në shkeljen e marrëveshjeve.

“Vrazhdësia me të cilën Serbia po shkel marrëveshjet është e krahasueshme me vullnetin e Brukselit për t’i mbyllur sytë karshi këtyre shkeljeve”, ka shkruar Bislimi në profilin e tij personal, derisa ka shpërndarë postimin e kryeministrit Kurti për kidnapimin e tre policëve.

(Kosova Sot Online)