Pas kidnapimit, policia urdhërohet të kontrollojë të gjitha veturat

  • A.P /
  • 14 June 2023 - 17:50
Pas kidnapimit, policia urdhërohet të kontrollojë të gjitha veturat

Policia e Kosovës ka marrë urdhër që të kontrollojë të gjitha veturat, pas kidnapimit të tre policëve të Kosovës nga forcat serbe në Leoposaviq, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Te pika e kontrollit tek Ura e Bistricës, që ndodhet rrugës për në Leposaviq,shihen zyrtarët policorë duke ndalur për kontrollë automjetet nga të dy anët e rrugës.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se kanë dyshime se pjesëtarët e Policisë së Kosovës janë arrestuar nga ushtria e Serbisë dhe se kjo është bërë si hakmarrje prej Serbisë për arrestimin e djeshëm të Millun Millenkoviqit.

Kurti ka thënë që hyrja e forcave të Serbisë në territorin e Kosovës është “agresion dhe synim për eskalim dhe destabilizim”.

(Kosova Sot Online)