Berisha: Rrëmbimi i 3 policëve të Kosovës i urdhëruar nga 'Putini i vogël'

  • A.P /
  • 14 June 2023 - 18:39
Berisha: Rrëmbimi i 3 policëve të Kosovës i urdhëruar nga 'Putini i vogël'

Për rrëmbimin e 3 policëve të Kosovës ditën e sotme në Veri, ka reaguar edhe ish-kryeministri Sali Berisha, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Berisha e ka cilësuar një akt terrorist të urdhëruar nga presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç, të cilin e quan “Putini i Vogël”.

Kujotjmë se ushtria serbe arrestoi sot tre policë të Kosovës Rifat Zeka, Beqir Sefi dhe Mustafë Shemi, dhe sipas Prishtinës zyrtare tre zyrtarët kufitarë patrullues u rrëmbyen brenda territorit të tyre.

Po ashtu edhe media të ndryshme serbe kanë raportuar se pjesëtarët e njësiteve speciale serbe, kanë arrestuar zyrtarët e Policisë së Kosovës.

Reagimi i Berishës

Akt terrorist i urdhëruar direkt nga Putini i vogël.

Ky është momenti kur grupi terrorist ushtarak serb rrëmben në territorin e Kosovës, në veri, tre policë shqiptarë që kryenin detyrën.

Dënoj me forcën më të madhe këtë akt terrorist, kriminal të falangave të Vuçiç dhe i bëjë thirrje komunitetit ndërkomëtar të dënojë me forcën me të madhe këtë akt terrorist luftënxitës të ish Millosheviçit të ri Aleksandër Vuçiç.

(Kosova Sot Online)