Qalaj: Për kidnapimet potenciale në Veri policia ka pasur informacione

  • A.P /
  • 14 June 2023 - 21:50
Qalaj: Për kidnapimet potenciale në Veri policia ka pasur informacione

Policia e Kosovës ka qenë e informuar prej inteligjencës që do të ketë sulme ose kidnapime ndaj Policisë se Kosovës, ka deklaruar ish-drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Ai ka thënë se është zhvilluar një takim në mes Listës Serbe dhe strukturave dhe paralale ku edhe është kidnapuar sulmi.

”Policia e Kosovës gjatë ditës së djeshme I ka pasur disa informata inteligjente mbi një takim që është mbajtur në pjesën veriore të vendit nga Lista Serbe dhe nga strukturat paralele, dhe në ato informata inteligjente që ju kanë përcjellë Policisë, është thënë se do të ketë sulme ose kidnapim të Policisë. Kanë qenë njohuri për skenarin e mundshëm“, ka thënë ai.

Tash deputeti i PDK-së ka deklaruar se ky akt është sulm direkt nga shteti i Kosovës.

(Kosova Sot Online)