'Frakfurter Allgemeine Zeitung': Marrëdhëniet e SHBA-së dhe BE-së me Kosovën janë tensionuar

  • A.P /
  • 16 June 2023 - 18:07
'Frakfurter Allgemeine Zeitung': Marrëdhëniet e SHBA-së dhe BE-së me Kosovën janë tensionuar

Gazeta gjermane “Frakfurter Allgemeine Zeitung”, i ka kushtuar një artikull tensioneve në Veri të Kosovës, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Në këtë shkrim prestigjiozja gjermane është ndalur tek marrëdhënia e Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Europian.

Theksohet se SHBA që nga lufta ajrore e NATO-s, Perëndimi ka mbajtur gjithmonë anën e Kosovës, por pas trazirave të fundit jo vetëm që janë tensionuar marrëdhëniet  me SHBA, por edhe me BE-në.

“Nuk ka më miq?”, është titulli i këtij shkrimi të FAZ i shoqëruar me fotografinë e presidentes Vjosa Osmani, në të cilën vihet në pikëpyetje raporti i Kosovës me aleatët, SHBA-në dhe BE-në.

Shkrimi i FAZ më tej tregon për rrjedhën historike të ngjarjeve që nga viti 1999 e deri tek shpallja e pavarësisë në vitin 2008. Në artikull thuhet se pa mbështetjen e shumicës së Perëndimit, shpallja e pavarësisë së Kosovë në vitin 2008 s’do të kishte shanse për të pasur sukses.

“Pa mbështetjen e shumicës së Perëndimit, shpallja e pavarësisë së Kosovës në shkurt 2008 nuk do të kishte asnjë shans për sukses”, thuhet në artikullin e FAZ.

(Kosova Sot Online)