Kurti takon Begajn, kjo është arsyeja

  • A.P /
  • 16 June 2023 - 20:45
Kurti takon Begajn, kjo është arsyeja

Gjatë një takimi me presidentin shqiptar Bajram Begaj në margjina të Forumit të Prespës, kryeministri Albin Kurti ka shprehur keqardhjen e tij për anulimin e njëanshëm të mbledhjes së përbashkët me Shqipërinë.

Ai ka thënë se është humbur mundësia për t’u nënshkruar 13 marrëveshje, nga të cilat do të përfitonin qytetarët.

Me Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, në një takim të ngrohtë e miqësor, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti diskutoi për marrëdhëniet e veçanta ndërmjet dy republikave. Kryeministri Kurti shprehu keqardhjen e tij për anulimin e njëanshëm të mbledhjes së përbashkët të dy qeverive, që ishte paraparë të mbahej të mërkurën në Gjakovë, me ç’rast u humb mundësia e nënshkrimit të 13 marrëveshjeve të reja nga të cilat do të përfitonin qytetarët tanë”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)