Borrell: Do të ftoj Kosovën dhe Serbinë, për një takim për menaxhim krize

  • E.K /
  • 17 June 2023 - 11:06
Borrell: Do të ftoj Kosovën dhe Serbinë, për një takim për menaxhim krize

Josep Borrell ka treguar se ka ftuar një takim ndërmjet Kosovës dhe Serbisë javën që vjen, për ta menaxhuar krizën në Veri që u ashpërsua pas kapjes së tre policëve të Kosovës, përcjell "Kosova Sot Online".

Kryediplomati i BE’së nuk tregoi se në çfarë niveli do të jetë ky takim. Por, më vonë u kuptua se të ftuar janë Kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq.  

“Duke parë situatën që po përkeqësohet çdo ditë, ne jemi në një gjendje të menaxhimit të krizave. Do t’i ftoj të dyja palët, Kosovën dhe Serbinë, për një takim për menaxhim krize këtu në Bruksel javën e ardhshme”, kishte thënë Borell.

Kryeministri Kurti ende nuk ka një “po” për të udhëtuar drejt kryeqendrës europiane. 

“Në lidhje me ftesën e zotit Borrell që të takohemi në Bruksel, e kam pak të çuditshme sepse kur e pyetëm për një takim në Bruksel javën e kaluar, ai tha se së pari na duhet shtensionim i situatës. Dhe menjëherë pas rrëmbimit të tre policëve nga njësia speciale e Serbisë, Borrell kërkon takim të nivelit të lartë. Kur përshkallëzimi është i madh sa një mal, atëherë marr ftesë për takim në Brukesl. Kurse, kur kërkova vetë takim, thanë se më nevojitet të shtensionojë situatën”, tha Kurti.    

“Ende nuk kam vendosur se a do të shkoj, mirëpo do ta informoj me kohë zotin Borrell”, shtoi kryeministri.  

(Kosova Sot Online)