Situata në veri, Lajçak në Uashington takon edhe dy zyrtarë të Shtëpisë së Bardhë

  • E.K /
  • 21 June 2023 - 09:44
Situata në veri, Lajçak në Uashington takon edhe dy zyrtarë të Shtëpisë së Bardhë

Emisari i posaçëm, Miroslav Lajçak, ka njoftuar se është takuar me dy zyrtarë të Shtëpisë së Bardhë- zëvendës këshilltarin për Siguri Kombëtare, Jon Finer dhe drejtoreshën e Lartë për Evropën, Amanda Sloat, përcjell “Kosova Sot Online”.

Ata kanë biseduar për situatën në Veri, hapat e nevojshëm për de-eskalim dhe rrugën për dialogun e lehtësuar nga BE.

“Një takim shumë i dobishëm me zëvendës këshilltarin kryesor për Siguri Kombëtarë të SHBA-së, Jon Finer dhe Drejtoreshën e Lartë për Evropë, Amanda Slot, për situatën në Veri, hapat e nevojshëm për de-eskalim dhe rrugën përpara në dialogun e lehtësuar nga BE”, ka shkruar Lajçak.

(Kosova Sot Online)