Nuland: Kosova dhe Serbia t’i ulin tensionet dhe ta zbatojnë marrëveshjen

  • E.K /
  • 21 June 2023 - 10:30
Nuland: Kosova dhe Serbia t’i ulin tensionet dhe ta zbatojnë marrëveshjen

Nënsekretarja amerikane e Shtetit për Çështjet Politike, Victoria Nuland, ka njoftuar për takimin me emisarin e Bashkimit Europian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, përcjell “ Kosova Sot Online”.

Nulanda ka shkruar se u bëjnë thirrje Kosovës dhe Serbisë që t’i ulin tensionet.

“Ne i bëjmë thirrje Kosovës dhe Serbisë që t’i ulin tensionet menjëherë dhe të fillojnë zbatimin e angazhimeve të Ohrit”, shkroi Nuland.

Zyrtarja e lartë amerikane tha se e mbështesin planin trepikësh të BE-së si mënyrën më të mirë për zgjedhjen e krizës.

“Ne vazhdojmë ta mbështesim planin trepikësh të BE-së si mënyra më e mirë për zgjidhjen e krizës”, shkroi Nuland.

(Kosova Sot Online)