Lista Serbe reagon pas arrestimit të Nenad Orlloviqit, i dyshuar për sulm ndaj KFOR-it në veri

  • E.K /
  • 23 June 2023 - 13:26
Lista Serbe reagon pas arrestimit të Nenad Orlloviqit, i dyshuar për sulm ndaj KFOR-it në veri

Lista Serbe ka reaguar pasi Policia e Kosovës arrestoi të dyshuarin Nenad Orloviq, i njohur me nofkat “Nemac” dhe “Rusi”, si i dyshuar për përfshirje në dhunën ndaj ushtarëve të KFOR-it më 29 maj, në Zveçan, përcjell “Kosova Sot Online”.

Ata kanë kërkuar nga EULEX dhe KFOR të vendosin forcat e tyre sa më parë në veri të vendit dhe të garantojnë paqe dhe siguri për të gjithë qytetarët.

Në njoftim thuhet se është detyrë dhe obligim i tyre që t’i mbrojnë qytetarët.

“Nenad i cili është njeri familjar, baba i katër fëmijëve punonte me kohë të pjesshme në autolarje, për të qëndruar në Kosovë dhe Metohi dhe për të mbështetur fëmijët e tij. Arrestimi i tij vazhdon planin e Kurtit me të cilin gjysma e serbëve duhet të dëbohen e gjysma të arrestohen.

Duke pasur parasysh qëllimin për të frikësuar serbët në Kosovë dhe Metohi, sidomos në veri, kërkojmë që Eulex dhe KFOR të vendosin forcat e tyre sa më parë dhe të garantojnë paqe dhe siguri për të gjithë qytetarët, dhe në këtë mënyrë ta pengojnë Kurtin që të shkaktojë kaos dhe të udhëheqë tërësinë Ballkani në konflikte. Është detyrë dhe obligim i tyre që t’i mbrojnë qytetarët pavarësisht nacionalitetit të tyre sepse dhuna institucionale e ushtruar nga Kurti është e papërballueshme”, thuhet në reagimin e tyre.

(Kosova Sot Online)