Osmani: Ka tronditur gjithë Kosovën humbja e dy qytetarëve në Pejë

  • A.P /
  • 25 June 2023 - 11:21
Osmani: Ka tronditur gjithë Kosovën humbja e dy qytetarëve në Pejë

Për vdekjen e dy personave (nënë e bir)  në Pejë, si pasojë e vërshimeve që ndodhën të shtunën,  ka reaguar presidentja e vendit, Vjosa Osmani, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Osmani është shprehur se “në këto momente të rënda, është me rëndësi që përkrahja të vazhdojë në mënyrë që komuna e Pejës të përballojë dhe të rikuperohet nga kjo situatë e vështirë e tragjike”.

Reagimi i saj i plotë:

Humbja e dy qytetarëve tanë si pasojë e vërshimeve në Pejë ka tronditur gjithë Kosovën. I shpreh ngushëllimet më të thella familjarëve, miqve, kryetarit të Komunës z. Gazmend Muhaxheri dhe gjithë qytetarëve të komunës së Pejës për këtë humbje të madhe e kaq tragjike.

Forca e Sigurisë së Kosovës dhe gjithë institucionet e tjera që merren me emergjenca të tilla janë në Pejë që nga mbrëmë duke ofruar ndihmën dhe përkrahjen e tyre. Në këto momente të rënda, është me rëndësi që përkrahja të vazhdojë në mënyrë që komuna e Pejës të përballojë dhe të rikuperohet nga kjo situatë e vështirë e tragjike.

(Kosova Sot Online)