Ky është i riu që vdiq si pasojë e aksidentit në Deçan, u godit nga kamioni

  • E.K /
  • 27 June 2023 - 08:35
Ky është i riu që vdiq si pasojë e aksidentit në Deçan, u godit nga kamioni

Një i ri ka vdekur si pasojë e në një aksident trafiku dje në fshatin Llukё e Epёrme në Deçan, përcjell “Kosova Sot Online”.

Policia njofton se viktima ishte në motoçikletë, teksa u godit nga një kamion.

“Nё kёtё aksident ishin tё involvuara njё Kamion dhe njё Motoçikletё, deri te aksidenti ka ardhur pёr deri sa i dyshuari nuk e ka respektuar shenjen e trafikut, ndalim i obliguar (STOP), i cili e godet motoçikletën duke i shkaktuar lëndime tё rёnda trupore”, njofton policia.

I dyshuari me vendim tё prokurorit tё shtetit është dërguar nё mbajtje pёr 48- orё.

Foton e viktimës e ka publikuar në Facebook zyrtari i komunës së Deçanit, Hajdar Sutaj.

Ai tha se bëhet fjalë për Adiat Gërvalla nga Duboviku i Deçanit.

(Kosova Sot Online)