Gazetari serb sulmohet tek Liqeni i Ujmanit nga një bashkëkombas i tij

  • E.K /
  • 27 June 2023 - 10:22
Gazetari serb sulmohet tek Liqeni i Ujmanit nga një bashkëkombas i tij

Një gazetar serb ka raportuar në Policinë e Kosovës se është sulmuar nga një mashkull po ashtu i nacionalitetit serb, gjatë kohës sa ishte duke bërë fotografi tek Liqeni i Ujmanit, përcjell “Kosova Sot Online”.

I dyshuari është arrestuar nga policia, por më pas, me vendim të prokurorit ai është liruar në procedurë të rregullt.

“Fshati Kopilovicë, Zubin Potok 26.06.2023 – 11:00. Viktima mashkull/serb gazetar ka raportuar se derisa ka qenë duke bërë fotografi në liqenin e Ujmanit është sulmuar nga një i dyshuar mashkull k/serb, i është marrë telefoni dhe është kanosur. Afër vendit të ngjarjes është gjetur telefoni i viktimës dhe i është kthyer atij. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e policisë.

(Kosova Sot Online)