Vuçiq bën fushatë me praninë e djalit të tij në Graçanicë: Dorëzimi s’është opsion për Vuçiqët

  • E.K /
  • 28 June 2023 - 14:01
Vuçiq bën fushatë me praninë e djalit të tij në Graçanicë: Dorëzimi s’është opsion për Vuçiqët

Djali i presidentit serb Aleksandar Vuçiq, Danilo, sot ka vizituar Graçanicën për Vidovdan. Ai kishte veshur një bluzë ku shkruante “dorëzimi nuk është opsion”.

Vizitën e të birit e ka komentuar edhe vetë Vuçiq. Ai tha se pjesa më e madhe e Serbisë mendon që dorëzimi nuk është opsion.

Vuçiq tha se dorëzimi nuk është opsion për Vuçiqët.

“Më lejoni t’ju lehtësojë punën derisa është ende aty poshtë, ndërsa mund të veprojnë aq heroikisht siç sillen me të gjithë serbët. T’u them se këtë mendon secili nga ne Vuçiqët, se kështu mendon pjesa më e madhe e Serbisë dhe se për ne dorëzimi nuk është opsion”, tha Vuçiq raporton “Novosti”.

(Kosova Sot Online)