Shkullaku: Skandali McGonigal i ka shkërmoqur imazhin Ramës, Klinton i duhet për hetimet në SHBA

  • E.K /
  • 04 July 2023 - 22:14
Shkullaku: Skandali McGonigal i ka shkërmoqur imazhin Ramës, Klinton i duhet për hetimet në SHBA

I ftuar në emisionin A Show me Adi Krastën në SYRI TV për të folur mbi vizitën e Bill Klinton në Shipëri ishte gazetari Arman Shkullaku.

Shkullaku ka rreshtuar dhe arsyet se përse Rama ka ftuar Klinton në Shqipëri ku ndër të tjera shton se imazhi i kryeministrit pas skandalit McGonigal është shkërmoqur dhe i duhej një lëvizje e tillë për të bërë lajm.

Edi Rama është një investim i Soros por edhe i vetvetes. Rama ka pasur që në ditën e parë që është futur në politikë që në 98 deri sot në pushtet dhe ka qenë një nga prodhimet e Sorosit dhe që e ka sponsorizuar. Ashtu siç është një fakt tjetër që politika e Sorosit në Ballkan ka ndjekur interesat dhe konjokturat e momentit dhe jo një plan afatgjatë.

Unë Sorosin e njoh që në 92  dhe më duket e pabesueshme që fondacioni i tij me qendër në Beograd të sponsorizojë dhe të promovojë një Ballkan me mure që ishte ideja e një ndarje dhe shkëmbimi të territoreve duke krijuar vende etnikisht të pastra.

Kjo ide u mbështet nga Vuçiç dhe Thaçi dhe Rama më pas, gjë që u cilësua se kjo ishte historike por u kundërshtua ashpër nga Gjermania. Sorosi ka përkrahur një politikë që është një ballkan me mure dhe më pas doli që ai po përkrah një Ballkan të Hapur dhe kjo u quajt si një moment po prapë historik dhe nisëm strategjike për të ardhmen e shqiptarëve dhe serbët duhet të lënë pas të shkuarën.

Gjëja e parë është se çfarë kërkon Alex Soros pas gruas së Ramës dhe presidentit Klinton, dhe me çfarë funksioni është ky djali këtu. Mendoj se ai nuk është vendosur pa qëllim. Rama ka dashur të thotë se Klinton nuk është më një president në pension po pas ti qjëndron edhe Sorosi dhe kjo nuk është thjeshtë një vizitë kortezhe por ka diçka mbrapa e të tërheqë vëmendjen me këtë foto. Rama me ardhjen e  Klinton kërkon të tregojë diçka me të.

Rama e ka paralajmëruar këtë një muaj më parë pas skandalit me McGonigal ku tha që do të jetë një dhuratë speciale. Skandali McGonigal tregoi një gjë që oficeri më i lartë i FBI ishte korruptuar në Shqipëri dhe kj kishte ardhur nga nivelet më të larta të politikës dhe i gjithë shtypi prestigjioz i botës e kishte në faqe të parë.

Nënteksti i gazetave ishte se kemi të bëjmë me një provincë dhe në krye ka një dallkauk provincial ballkanit që blen dhe korrupto një drejtues të FBI. Imazhi që u krijua ishte katastrofik dhe as vendet e perandorisë sovjetike një lider nuk ka dalë me këto përmasa dhe ky është  i pari që ka korruptuar një zyrtar shumë të lartë të SHBA. Ramës në këtë kontekst ju donte një lëvizje e fortë për të rikuperuar diçka nga imazhi edhe të ndikojë në hetimet që do të bëhen për këtë çështje.

(Kosova Sot Online)