Osmani takon zyrtarin e NATO’s, diskutuan për situatën e sigurisë në veri të vendit dhe hapat për deeskalimin e saj

  • E.K /
  • 05 July 2023 - 19:55
Osmani takon zyrtarin e NATO’s, diskutuan për situatën e sigurisë në veri të vendit dhe hapat për deeskalimin e saj

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani takoi sot Ndihmës e Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s për operacione, Thomas Goffus dhe delegacionin përcjellës nga NATO dhe KFOR-i, përcjell "Kosova Sot Online".

Në takim u diskutua për situatën e sigurisë në veri të vendit dhe hapat për deeskalimin e saj.

Tutje, Osmani ka potencuar se Kosova do të vazhdojë të punojë ngushtë me NATO-n.

 “Ne mbetemi të përkushtuar ndaj përgjegjësive tona si një partner i besueshëm i NATO-s, duke kontribuar aktivisht në sigurinë rajonale. Kosova do të vazhdojë të punojë ngushtë me NATO-n për t`i adresuar sfidat e sigurisë dhe promovimin e paqes dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor”, ka theksuar ndër të tjera Presidentja Osmani.

(Kosova Sot Online)