Rama: Në Tiranë Kurti është në shtëpinë e vet, mund të futet edhe në zgjedhje për t’u bërë i zoti i shtëpisë

  • E.K /
  • 07 July 2023 - 17:29
Rama: Në Tiranë Kurti është në shtëpinë e vet, mund të futet edhe në zgjedhje për t’u bërë i zoti i shtëpisë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, foli për takimin në Tiranë për Procesin e Berlinit, përcjell "Kosova Sot Online".

Ai tha se do ta ftojë kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti edhe nëse vendet tjera mund të mos duan ta ftojnë

Rama tha se Kurti në Tiranë është në shtëpinë e tij, duke shtuar se ai madje mund të futet edhe në zgjedhje edhe për t’u bërë i zoti i shtëpisë.

“Në takimin e Tiranës, pavarësisht se cili është qëndrimi i Bashkimit Europian, pavarësisht se cilat janë qëndrimet e vendeve të tjera, në takimin e Tiranës, për Procesin e Berlinit kryeministri i Kosovës do të jetë i ftuar dhe dëshiroj që të jemi të gjashtë, bashkë aty për tej faktit që mund të mos jetë i ftuar apo mund të mos duan ta ftojnë në vendet e tjera. Në Tiranë Albin Kurti është në shtëpinë e vet – ku siç e dini – madje mund të futet edhe në zgjedhje për t’u bërë i zoti i shtëpisë. S’ka asnjë problem”, tha Rama në Mal të Zi.

(Kosova Sot Online)