Rama dhe Vuçiq e mbyllin konferencën me tensione, shkak Drafti për Asociacionin

  • E.K /
  • 07 July 2023 - 21:53
Rama dhe Vuçiq e mbyllin konferencën me tensione, shkak Drafti për Asociacionin

Drafti që kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ia ka dorëzuar Gjermanisë dhe Francës për çështjen e Asocaicionit është shndërruar në arsye të tensionimit të konferencës për media të mbajtur sot në Beograd.

Preisdenti serb Vucic ka thënë se Serbia do të bëjë çmos për të vazhduar zhvillimin e raporteve të sinqerta dhe miqësore me Shqipërinë, shkruan N1.

Vuçiq tha se Rama është “gjithmonë i mirëpritur në Serbi” dhe se “pa marrë parasysh se sa ndonjëherë ata kanë pikëpamje të ndryshme për çështje të caktuara”.

Vucic ka thënë se me Ramën kanë folur për të gjitha çështjet dhe siç ka deklaruar ai edhe për  “qëndrimet  shpeshherë të ndryshme për situatën në Kosovë”.

Në fund të konferencës pati një tension mes Vuçiqit dhe Ramës kur kryeministri i Shqipërisë tha se propozimin e tij për Statutin e Asociacionit ia kishte dërguar Gjermanisë dhe Francës, të cilat sipas tij janë “kumbarët e marrëveshjen mes Serbisë dhe Kosovës.

Vuçiq është përgjigjur me një ton të vrazhdë se “në Serbi njerëzit zgjedhin kumbarët e tyre”, duke theksuar se “vetëm Serbia mund të propozojë Statutin e Asociacionit, sepse kështu është sipas Marrëveshjes së Brukselit”.?

(Kosova Sot Online)