Fushë-Kosovë: Tre persona bëhen për spital pas mosmarrëveshjes në ashensor, arrestohen dy prej tyre

  • E.K /
  • 09 July 2023 - 11:06
Fushë-Kosovë: Tre persona bëhen për spital pas mosmarrëveshjes në ashensor, arrestohen dy prej tyre

Dy persona janë arrestuar në Fushë-Kosovë, pasi pas një mosmarrëveshjeje në liftin e një objekti banesor, së bashku edhe me një person tjetër kanë sulmuar njëri-tjetrin, përcjell "Kosova Sot Online".

Tre të dyshuarit si pasoj e lëndimeve të marra kanë marrur tretman mjekësor.

“Të dyshuarit si pasoj e lëndimeve kanë pranuar tretman mjekësor, ku njëri prej tyre është dërguar në QKUK dhe mbetet në tretman mjekësor.”, ka bërë të ditur Policia.

Me vendim të prokurorit, njëri prej të dyshuarve është dërguar në mbajtje, kurse tjetri është liruar në procedurë të rregullt.

(Kosova Sot Online)