Tragjedi: Babai me dy djemtë e tij mbyten në plazhin e Kavajës

  • E.K /
  • 09 July 2023 - 14:21
Tragjedi: Babai me dy djemtë e tij mbyten në plazhin e Kavajës

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Kavajë, ku në plazhin Vilë - Boshtovë duke notuar në det kanë humbur jetën babai rreth 55 vjeç, dhe dy djemtë e tij të mitur rreth 13 dhe 15 vjeç nga Tirana, përcjell "Kosova Sot Online".

Shërbimet e Njësisë Policore Detare kanë ndërhyrë për ti shpërtuar por personat kishin ndërruar jetë si pasojë e rrymave detare.

Rasti lidhur me këtë ngjarje është duke u hetuar.

Njoftimi i policisë:

Kavajë/Informacion paraprak

Më datë 09.07.2023, në plazhin Vilë-Boshtovë, duke notuar në det janë mbytur tre shtetas, pjestarë të së njëjtës familje (shtetasi E.H 50 vjeç, dhe dy djemtë e tij të mitur rreth 13 dhe 15 vjeç, nga Tirana).

Shërbimet e Njësisë Policore Detare kanë ndërhyrë për ti shpërtuar por të tre shtetasit kishin ndërruar jetë si pasojë e rrymave detare.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

(Kosova Sot Online)