Ferizaj zë vendin e parë në kronikë të zezë, javën që shkoi u raportuan 6 raste të dhunës në familje

  • S.A /
  • 10 July 2023 - 10:50
Ferizaj  zë vendin e parë në kronikë të zezë, javën që shkoi u raportuan 6 raste të dhunës në familje

Në Policinë Rajonale të Ferizajt gjatë javës që shkoi, nga data 03-09/07/ 2023 janë raportuar 6 raste të dhunës në familje, të cilat kanë ndodhur në Ferizaj.

Me vendim nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, 1 person është ndaluar në mbatje për 48 orë, ndërsa 5 persona tjerë janë liruar për procedurë të rregullt të mëtejme hetimore.

“Policia apelon tek qytetarët që të raportojnë rastet e dhunës në familje dhe fton qytetarët që të bashkëpunojnë më policinë. Për të gjitha rastet e dhunës në familje të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406. Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë”, thuhet në apelin e policisë.

(Kosova Sot Online )