Jemi vonuar, Presidenca dhe Qeveria të koordinohen për finalen e Ligjit Vetting sepse Kosova ka nevojë urgjente për një drejtësi të dekriminalizuar

Jemi vonuar, Presidenca dhe Qeveria të koordinohen për finalen e Ligjit Vetting sepse Kosova ka nevojë urgjente për një drejtësi të dekriminalizuar
Jemi vonuar, Presidenca dhe Qeveria të koordinohen për finalen e Ligjit Vetting sepse Kosova ka nevojë urgjente për një drejtësi të dekriminalizuar

Dardan Grapci

  • 10 July 2023 - 07:41

Shkruan: ANALISTI-Dardan Grapci

Rasti i lartë përmendur nga Gjykata e Prizrenit, ku referenti i Gjykatës Themelore në Prizren është dënuar vetëm me 1 vit burg dhe me 1 mije euro gjobe, për mendimin tim kjo është hangarë, ky person duhet të dënohej 10 vite burgim së pakut dhe 50.000 euro gjobë, si dhe mos të ketë të drejtën të rikthehet në punën e tij pas përfundimit të dënimit me burg.

-Praktika e deritashme ka treguar që gjyqtarët, sado të korruptuar që janë, apo zyrtarët që shërbejnë përreth tyre, që kanë raporte kolegjiale, asnjëherë nuk i dënojnë me meritë kolegët e tyre të devijuar e të penalizuar. Nuk mundë të bëj përjashtim në këtë rast as skandali lidhur me rastin e Gjykatës Themelore në Prizren, e cila ka shpallur aktgjykim “dënues” ndaj të akuzuarit, ish referatit të kësaj gjykate Zenel Hoxha, duke e dënuar me vetëm 1 vit burgim efektiv dhe 1 mijë euro gjobë, lidhur me akuzën për marrje ryshfeti. Sikur në shumë raste të tjera edhe në këtë rast gjyqtarët po i mbrojnë zyrtarët apo gjyqtarët e korruptuar dhe po i dënojnë simbolikisht kinse na jemi duke e kryer punën tonë sipas Ligjit. Nëse është kjo Ligjore, atëherë ka mi hu flaka shtetit të Kosovës nga bandat dhe kriminelët politik, gjyqësore dhe individ me emër siç janë edhe biznesmenët, mafio oligark të inkriminuar.

Unë them që vonesa për votimin dhe aprovimin e Ligjit i Vetingut është vonuar dukshëm, andaj do të duhej bërë më shumë presion ndaj Presidentes Vjosa Osmani sa cila më shumë kohë po shpenzon në udhëtime zyrtare që nuk duhen, nuk përfitohet asgjë prej tyre, dhe nuk po angazhohet që në koordinim me Qeverinë ta përshpejtojnë agjendën e dërgimit dhe votimit në Kuvend të ligjit Vetting.
Këta zyrtar të gjykatave,gjyqtar e administrator, që marrin ryshfet, duhen që të pezullohen nga puna, dhe pa asnjë pritje për renditje të procesit gjyqësor, të trajtohen me urgjencë për krim të organizuar dhe të dënohen maksimalisht deri me 20 vite burgim. Sepse abuzimi me ligjin është vrasje e drejtësisë, është krim mbi krimin. Rasti i lartë përmendur nga Gjykata e Prizrenit, ku referenti i Gjykatës Themelore në Prizren është dënuar vetëm me 1 vit burg dhe me 1 mije euro gjobe, për mendimin tim kjo është hangarë, ky person duhet të dënohej 10 vite burgim së pakut dhe 50.000 euro gjobë, si dhe mos të ketë të drejtën të rikthehet në punën e tij pas përfundimit të dënimit me burg.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".