Bashkëshorti e gjen pa shenja jete në banesë gruan e tij 33-vjeçare në Tiranë

  • E.K /
  • 11 July 2023 - 15:38
Bashkëshorti e gjen pa shenja jete në banesë gruan e tij 33-vjeçare në Tiranë

Një 33-vjeçare është gjetur pa shenja jete nga bashkëshorti i saj në Tiranë, shkruan "Kosova Sot Online".

Dyshohet se vdekja e së resë ka ardhur nga shkaqet natyrale.

Megjithashtë, hetimet kanë nisur për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 11.07.2023, në Rrugën e Qelqit, në Kombinat, në banesë është gjetur nga bashkëshorti i saj, pa shenja jete shtetasja Dh. J., 33 vjeçe.

Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune dhe vdekja dyshohet se ka ardhur nga shkaqe natyrale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

(Kosova Sot Online)