Berisha: Kreu i ‘Meduzës’, në aferën e djegësave ka vetëm një emër dhe ai është Edi Rama

  • E.K /
  • 11 July 2023 - 17:17
Berisha: Kreu i ‘Meduzës’, në aferën e djegësave ka vetëm një emër dhe ai është Edi Rama

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka akuzuar kryeministrin Edi Rama si kreu i ‘Meduzës’, në aferën e inceneratorëve.

Në një prononcim nga selia blu, Berisha theksoi se afera e djegësave është afera ndër më të mëdhatë korruptive dhe se kompania e krimit vazhdon të thithë si lubi për llogari të Edi Ramës dhe Erion Veliajt paratë e taksapaguesve shqiptarë.

‘Afera e djegësave është afera ndër më të mëdhatë korruptive. Kompania e krimit vazhdon të thithë si lubi për llogari të Edi Ramës dhe Erion Veliajt paratë e taksapaguesve shqiptarë. Shtoj këtu se në mënyrë të padiskutueshme kreu i meduzës së kësaj afere ka vetëm një emër dhe ai është Edi Rama’, u shpreh Berisha. 

(Kosova Sot Online)