Rama: Problemi i Ballkanit Perëndimor sot lidhet me sigurinë

  • E.K /
  • 11 July 2023 - 17:55
Rama: Problemi i Ballkanit Perëndimor sot lidhet me sigurinë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka folur për çështjen e sigurisë së rajonit dhe situatën e krijuar në veri të Kosovës, përcjell "Kosova Sot Online".

Rama thotë se siguria e rajonit nuk është problem aq i vogël sa të mos ketë fokusin ndërkombëtar.

“Problemi i Ballkanit Perëndimor sot lidhët me sigurinë. Ndoshta nuk është problem aq i madh sa i Ukrainës, por nuk është i vogël”, ka thënë Rama.

Rama shtoi se dialogu Kosovë - Serbia politikisht ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian, por në terren, thotë ai, ekziston edhe një palë e tretë, e që janë bandat kriminale që operojnë në veri të Kosovës.

“Derisa lehtësimi i dialogut nga BE-ja bëhet me palët, me Prishtinën dhe Beogradin, është zgjuar një palë e tretë që janë grupet ekstreme në veriun e Kosovës, që ndër vite ka qenë një vend parajse për krimin”, ka thënë Rama.

(Kosova Sot Online)