Pa i përfshirë veteranët Kuvendi ka votuar për pagën minimale

  • A.P /
  • 13 July 2023 - 21:30
Pa i përfshirë veteranët Kuvendi ka votuar për pagën minimale

Pa i përfshirë veteranët, Kuvendi i Kosovës ka votuar për Pagën Minimale, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Për këtë ka reaguar Faton Klinaku, ushtrues i detyrës së OVL-UÇK-së.

Ai ka thënë se do të takohen organet drejtuese dhe do të ndërmarrin masa.

”Siç po e marr vesh nga mediat, pasi u largua opozita nga salla, në terr, deputetët e këtij pushteti të paskrupullt, e kanë kaluar ligjin për pagën minimale duke i hequr veteranët e luftës së UÇK-së. Ne do të takohemi si organe drejtuese dhe do të vendosim për hapat që do t’i ndërmarrim”, ka shkruar ai.

(Kosova Sot Online)