Musliu: A e dini çka i mori Kurti - Deliut?

  • A.P /
  • 14 July 2023 - 13:52
Musliu: A e dini çka i mori Kurti - Deliut?

 Albin Kurti e ka grabitur zmadhuesin përmes të cilit PDK-ja i ka lëshuar video-incizimet e Mimoza Kusari-Lilës, ka deklaruar deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Musliu tha se deputetja Blerta Deliu ka shkuar për t’ia kërkuar, por Kurti i ka thënë se “e keni lënë në vend të gabuar”.

”Zmadhuesin që e kemi lëshu sot e ka marrë Albin Kurti dhe nuk na e ka dhënë më, e ka grabitur. Vetë Albin Kurti,  shkon Blerta Deliu i thotë t’ia kthejë, nuk na ka leju me marrë. Sot kanë qenë komplet jashtë kontrolles. Kanë mëndu se po na frikësojnë se na jemi pak veta”, ka thënë Musliu. 

(Kosova Sot Online)