Kurti: Policia jonë është vijimësi e UÇK-së

  • E.K /
  • 14 July 2023 - 12:03
Kurti: Policia jonë është vijimësi e UÇK-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në diplomimin e gjeneratës së 58-të të policisë ka thënë se Policia e Kosovës është vijimësi e UÇK-së dhe si pjesëtarë të Policisë, policet e policët e diplomuar do të jenë pjesë e historisë së Kosovës, përcjell “Kosova Sot Online”.

“Të gjitha këto rezultate e sakrifica, në garantim të sundim të ligjit janë dëshmi se detyra e secilit polic kërkon përkushtim në detyrë, konsistencë në veprim dhe bindje të pakompromisë në respektim të ligjshmërisë”, tha Kurti

“Policia jonë është vijimësi e UÇK-së. Liria jonë ka ardhur pas sakrificave të brezave të tërë për liri e çlirim nga okupatori serb. Si pjesëtarë të Policisë së Kosovës, do të jeni pjesë e historisë së vendit tonë dhe përpjekjeve tona për ta forcuar Republikën tonë”.

(Kosova Sot Online)